leoni

“Zona Park”, vazhdon dezinfektimin e shtëpive të të prekurve me COVID në Malishevë

Kompania “Zona Park” e cila është e specializuar për dezinfektim, dezinsektim, deratizim dhe repelim, e ka vazhduar projektin e saj humanitar, me dezinfektimin e shtëpive dhe oborreve të personave të prekur me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës. Në kuadër të zbatimit të këtij projekti humanitar, në vlerë prej 50 mijë eurove, sot janë dezinfektuar gjashtë shtëpi të personave të prekur me COVID-19, si dhe të personave tjerë të vetizoluar. Për realizimin e këtij projekti, Komuna e Malishevës, e ka falënderuar kompaninë “Zona Park” dhe pronarit Besnik Hoti, për realizimin e këtij projekti humanitar, duke ju dalë në ndihmë të gjithë atyre që janë prekur me COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …