RKL

RKL: Kryetari i Kosovës duhet të merret me Dik Martin e jo me mua thotë Agim Bahtiri(!)

Pas deklaratave luftënxitëse e vëllavrasëse, një javë më parë,  i pari i komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, të cilin e ka paditur kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, “për sulm kundër rendit kushtetues të Kosovës”, në përgjigje lidhur me padinë penale kundër tij ka thënë se Thaçi duhet të merret me Dik Martin dhe të ngrehë akuza kundër tij. Arroganca e këtij zyrtari të Vetëvendosjes dhe një segmenti të tillë brenda kësaj partie tregon më se miri bezdinë, frikën, pasigurinë që mbretëron në radhët e Qeverisë së shkarkuar, e cila ka siklet të madh meqë duhet të përballet sërish me shkeljen e Kushtetutës, pasi nuk pranon ta lëshojë pushtetin nga dora.

Përmendja e akuzave të Dik Martit kundër luftës së UÇK-së dhe të gjithë krerëve të saj, nga Agim Bahtiri dhe soji i tillë i njerëzve që kanë pritur deri të kryhet lufta dhe të vinë në Kosovë, për të marrë poste e pozita, për të zhvatë dhe për t u pasuruar mbi kurriz të  gjakut të derdhur për çlirimin e Kosovës, zbulon fytyrën e tyre të vërtetë të hipokrizisë dhe urrejtjes kundër UÇK-së.

Tani ata janë në siklet edhe për faktin se pandemia ka ndërprerë aktivitetin e Gjykatës Speciale, madje kanë frikë se nuk do të ngrihen as aktakuzat kundër eprorëve dhe ushtarëve të UÇK-së.

Agim Bahtiri, Haki Abazi  dhe “trimat” e pas luftës si puna e këtij soji njerëzish  për ditë po e përmendin gjakun, “duke gjuajtur gurin  në veri e duke e fshehur dorën në jug” dhe duke e shfrytëzuar në mënyrë morbide, pikërisht kohën e pandemisë që ka goditur tërë botën dhe të mund ta godasë mizorisht edhe Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …