GJENDJA NË KOMUNËN E RAHOVECIT E QETË DHE STABILE

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, e ka vizituar QMF-në në Krushë të Madhe për t’u informuar lidhur me gjendjen në këtë fshat pas alarmimit të opinionit, se pikërisht në këtë fshat, ditën e premte dy persona nga Banja e Malishevës kanë shitur fidane e që kanë dalë me rezultat pozitiv me COVID-19. Kryetari Latifi i ka informuar qytetarët se pas thirrjes për kujdes dhe lajmërim të të gjithë atyre që kanë pasur çdo lloj kontakti me dy shitësit, nga stafi i QMF-së është informuar se tashmë janë lokalizuar kontaktet dhe të lajmëruarit nga fshatrat Krushë e Madhe, Hoça e Vogël dhe Nagaci (22), kanë marrë të gjitha rekomandimet e nevojshme dhe këshillat se si duhet vepruar tutje, me të vetmin qëllim, mbrojtjen e shëndetit të secilit qytetar.

Bashkëqytetarë të nderuar,

Ju rikujtoj se është momenti i duhur për durim dhe kujdes më të shtuar! Krejt çfarë mund të bëni sot është: qëndroni në shtëpi që të mbroheni nga ky armik i padukshëm. Gjithsesi, jemi bashkë për tejkalimin e kësaj sfide, andaj ju lutem t’i zbatoni rreptësisht rekomandimet e ISHKPK-së.

Qëndroni në shtëpi! Ka thënë në apelin e tij drejtuar qytetarëve kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …