Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, vizitoi sot komunën e Ferizajt, nga ku ka thënë se ka iniciuar që ditën e premte të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, ku tha se është një pako prej 320 milionë euro që do t’i ndihmojë punonjësit në sektorin privat. Veseli theksoi se duhet të behet më shumë që t’iu ndihmohet komunave. Sa i përket që vendi është pa qeveri, ai tha se është çështje e atyre që e kanë ngritur mocionin dhe atyre që aktualisht janë në qeveri. I pyetur se a është kjo një vizitë e tij si një lloj fushate, Veseli tha se kjo është për të treguar se nuk janë ndalur as në luftë e as tash nuk do të ndalet.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …