Dega e Nismës në Malishevë ka shprehur pakënaqësinë e saj me trajtimin që është duke qeveria në detyrë kësaj komune pavarësisht se është më e prekura nga koronavirusi në Kosovë. Në një konferencë për medie, Vesel Krasniqi, në emër të kësaj dege ka thënë se Malisheva është harruar në tërësi nga qeveria në largim. Ai ka thënë se është e çuditshme se si kryeministri gjen kohë të vizitojë mediumin publik dhe komuna tjera ku ai ka elektorat, ndërsa nuk e viziton këtë komunë për t’i ofruar përkrahje. Me këto veprime, Krasniqi ka thënë se për Kurtin, Malisheva nuk paraqet interes dhe as nuk dëshiron ta vizitojë.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …