Deçani funksionalizon Eko -Tregun për shitjen e produkteve bujqësore të prodhuara nga fermerët e Deçanit

Bazuar në Nenin 13 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Ligji 03/L0-40, paragrafi 7 të Nenit 15 të Statutit të Komunës së Deçanit, Kryetari i Komunës nxjerr këtë:

V E N D I M

I

Me anë të këtij vendimi komuna e Deçanit, funksionalizon Eko -Tregun për shitjen e produkteve bujqësore të prodhuara nga fermerët e Deçanit.

II

Me këtë vendim njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Deçanit që nesër me datën 08.04.2020 duke filluar nga ora 09:00 do të filloj punën Eko-Tregu në Deçan, i cili gjendet në rrugën Elez Gezi e Magjun Berisha ( te pazari).

Eko – Tregu do të jetë i përditshëm me orar nga ora 09:00 në mëngjes deri në ora 16:00 pas dite.

III

Të gjithë prodhuesit e produkteve bujqësore që i shesin produktet e tyre në Eko- Treg duhet të jenë të pajisur me mjete mbrojtëse ( Maska dhe doreza)

IV

Bazuar në vendimet e nxjerra nga Shtabi Komunal për menaxhimin e pandemisë COVID -19, ju njoftojmë se të gjithë qytetarët që duan të furnizohen me produkte nga Eko- Tregu duhet të jenë të pajisur me mjete mbrojtëse (maska dhe doreza). Arsyetim: Me qëllimin e mire për t’ju dalë në ndihmë fermerëve dhe blegtorëve tonë si komunë e Deçanit kemi funksionalizuar Eko -Tregun.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …