Inspektorët dhe policia në Malishevë kanë mbyllur lokalet që nuk kanë respektuar urdhëresat dhe vendimet

Drejtoria e Inspektoratit në Malishevë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë zhvilluar një aksion të gjerë kontrolli, për lokalet afariste të cilat kanë thyer urdhëresat dhe vendimet e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht për mos ofrim të shërbimeve nga disa lokale afariste. Me këtë rast kanë mbyllur disa lokale, si dhe personat përgjegjës janë shoqëruar në polici, për procedurë të mëtutjeshme. Pas këtij aksioni, inspektorati komunal, ka filluar me njoftimin e bizneseve të cilat, me urdhëresën e sotme, për masat shtesë, ku ju është bërë e ditur të gjitha bizneseve, se nuk kanë të drejtë të punojnë, deri në një vendim tjetër. Urdhëresa për masat shtesë, përveç atyre të marra nga qeveria, kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, pasi tashmë janë regjistruar 62 raste në territorin e Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …