Kompania “Mendi-P” SHPK nga fshati Kramovik, ka dhuruar për Komunën e Rahovecit 40 pako ushqimore dhe 1000 kg miell si donacion për familjet që kanë nevojë. Çdo donacion dhe veprim human në këtë kohë të vështirë pandemie, është i mirëseardhur në tejkalimin e kësaj sfide, të cilën mund ta kalojmë vetëm duke qenë të bashkuar dhe të organizuar, ashtu siç ka qenë çdoherë populli shqiptar në ditë të vështira. Faleminderit për respektin, ndihmën dhe solidaritetin Kompanisë “Mendi-P” SHPK nga Kramoviku dhe secilin për ndihmat e deritanishme vullnetare! Ka thënë kryetari Latifi.