Miroslav Lajçak e fillon punën për të kontaktuar “partnerët” siç i quan ai për të rifilluar dialogu Kosovë - Serbi

Miroslav Lajçak e fillon punën për të kontaktuar “partnerët” siç i quan ai për të rifilluar dialogu Kosovë – Serbi

Përderisa në Kosovë vazhdojnë reagimet lidhur me emërimin e ish-ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, si përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialog në Bruksel, thonë se ai tashmë ka nisur punën dhe do të kontaktojë “partnerët” në mënyrë që sa më parë të rifillojë dialogu.  Për shkak të rrethanave, por edhe duket se kështu ka vendosur vetë Lajçak, mediat nuk do ta kenë të lehtë të marrin reagimet e tij për komentet që bëhen rreth angazhimit të tij në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas zëdhënësit të tij Petar Stano, Lajçak ka nisur punën nga Sllovakia e jo nga Brukseli, për shkak të rrethanave, dhe ai së pari dëshiron të shqyrtojë se ku gjendet dialogu në mënyrë që të vazhdohet.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …