Shtabi Emergjent në komunën e Deçanit ka mbajtur takimin e radhës  

Shtabi Emergjent në komunën e Deçanit, ka mbajtur takim të cilin e udhëheqë kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, në të cilin është diskutuar rreth gjendjes momentale në Komunën e Deçanit, e që fatmirësisht qëndrojnë ende mirë. Vlenë të theksohet që deri më tani janë ndihmuar 1000 familje në nevojë me pako ushqimore, higjienike dhe miell. Shtabi Emergjent për menaxhimin e kësaj situate posedon një depo ku janë të vendosura edhe 1000 pako ushqimore, e që do të shpërndahen pas një vlerësimi të bërë nga ky shtab.

Do të jemi të gatshëm që të jemi pranë të gjithë qytetarëve edhe në ditët në vazhdim! Ka thënë kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Buxhetimi me Pjesëmarrje vazhdon edhe në fshatin Varosh – Banorët vendosin për prioritetet e investimeve

Fshati Varosh ka qenë pjesë e procesit të buxhetimit me pjesëmarrje, një iniciativë që fuqizon …