Infektologu në Klinikën Infektive, Valbon Krasniqi, thotë se në këtë klinikë janë 38 pacientë me COVID-19 dhe se gjendja shëndetësore e tyre është në përgjithësi e mirë, me përjashtim të tre prej tyre që janë në gjendje kritike. Po ashtu, ai thekson se janë edhe 5 pacientë tjerë që po asistohen me oksigjeno-terapi krahas terapisë së tyre të rregullt. Sipas tij, këto janë javët kur pritet numër më i madh i të infektuarve dhe numër në rritje të viktimave. Por, krahas lajmeve të këqija me këtë pandemi, Krasniqi potencon se ka edhe lajme të mira pra kemi mbi 30 persona që janë shëruar plotësisht, që janë liruar për në shtëpi. Ai thotë se nga gjysma e prillit e tutje, pritet fluks më i madh i pacientëve gjithashtu u bënë thirrje që të respektohen me rigorozitet masat dhe rekomandimet, pasi që s’ka asnjë ilaç efikas që e lufton këtë infeksion, e madje edhe zbulimi i vaksinës është larg.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …