Melihate Tërmkolli ka thënë se Vjosa Osmani ka mbajtur qëndrim dashakeqës ndaj LDK-së. “Nuk ka krisur kiameti për këtë që ka thënë Agim Veliu. Vjosa Osmani për deklarime anti LDK është nënkryetare e LDK-së dhe për një person që mban pozitë të tillë ato kanë qenë dashakeqëse, në momentin kur ne po flasim se po punohet për shtet. Nuk i është dashur Kosovës, as LDK-së. Veliu ka konstatuar, s’ka akuzuar. Të thuhet përkthyese e Hashim Thaçit nuk është akuzë, është konstatim. E kam thënë më parë që puna e parë publike e Osmanit ka qenë përkthyese e Hashim Thaçit dhe atë kohë e presidentit Fatmir Sejdiu”, ka thënë Tërmkolli. Ajo që thuhet për Osmanin është konstatim i gjendjes reale. “Nëse i shet mend një partie dhe do të tregosh se je më e madhe se Rugova e krejt Kosova, mendoj se reagimet në një farë mënyrë janë të justifikueshme”, ka shtuar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …