Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi e ka kujtuar Betejën e Koshares në 21 vjetorin e fillimit të saj në të cilën është thyer kufiri shqiptaro-shqiptar. Ai e vlerëson këtë betejë si fitore të madhe në luftën çlirimtare që i hapi korridor furnizimit me armë ushtarëve të lirisë. “Sot kujtojmë Betejën e Kosharës, Betejën Historike të UÇK-së, thyerjen e kufirit Kosovë-Shqipëri, e cila ishte një fitore e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri i mundësoi ushtarëve të Lirisë që të sjellin armatim nga nëna jonë Shqipëri, në mbrojtje të atdheut tonë. Ushtarë të brigadës 138, të ardhur nga shumë komuna dhe nga diaspora nën udhëheqjen e Komandantit Agim Ramadani me triumfin e tyre ndaj forcave serbe shënuan një faqe të rëndësishme të historisë sonë të re. Ata jetësuan ëndrrën tonë për të lëvizur lirshëm me Shqipërinë mëmë duke shembur murin dhjetëra vjeçar. Sot si çdo ditë tjetër kujtojmë e nderojmë luftën heroike të ushtarëve të Lirisë si Agim Ramadani, Sali Çeku, Abaz Thaçi, Behxhet Shabani, Driton Veliu, Rifat Çelaj, Safet Xhinofci, Xhemshir Islami, e shumë të tjerë, që populli i Kosovës do t’i kujtojë përgjithmonë me respektin më të lartë”, ka shkruar Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …