Vitia vazhdon me masat parandaluese kundër përhapjes së virusit COVID-19

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është takuar përsëri me Komandantin e Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili. Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar për menaxhimin e situatës në vend të krijuar nga pandemia COVID-19. Kryetari Haliti bënë me dije se në këtë komunë është bërë dezinfektimi i objekteve dhe hapësirave publike dhe potencon se ky dezinfektim po vazhdon. Ndërkaq po ashtu po vazhdojnë punën për raundin e dytë të shpërndarjes së ndihmave ushqimore të cilat i kanë pranuar nga donatorët e ndryshëm dhe atë për familjet në nevojë. Ndonëse Vitia deri me tani nuk ka më raste të reja të konfirmuar me virusin COVID-19, institucionet komunale të Vitisë po përkujdesën në parandalimin e përhapjes së këtij virusi. Gjithashtu Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendra Operative Emergjente gjatë gjithë kohës po angazhohen në menaxhimin e situatës dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve që ti respektojnë udhëzimet e dhëna nga OBSH-ja, IKSHP-ja dhe nga institucionet tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …