Ministri Mustafa: Përkrahja për prodhuesit e fidanëve, siguron produkte cilësore në tregun vendor

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka vazhduar vizitat në terren, për të qenë sa më afër fermerëve vendor pas situatës së krijuar në vend. Gjatë ditës së sotme, ministri Mustafa, i shoqëruar edhe nga Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasnic, përfaqësues të Shoqatave Bujqësore, kanë vizituar prodhuesit e fidanëve dhe kultivuesit e perimeve në fushë të hapur dhe në serra në këtë komunë, ku janë njoftuar për së afërmi me punën që po bëhet në këtë kohë për prodhimin e materialit fidanor dhe me ecurinë e kultivimit të kulturave bujqësore. “Do të vazhdoj të jem në terren dhe të jem sa më afër jush, që pavarësisht situatës së krijuar në vend, të jem mbështetja juaj gjatë gjithë procesit të punës suaj, duke ju ofruar përkrahjen e vazhdueshme për të gjithë prodhuesit e fidanëve dhe kultivuesit e perimeve në fushë të hapur dhe në serra. Po ashtu, do të vazhdojë mbështetja me subvencione dhe grante, për të lehtësuar veprimtaritë e juaja bujqësore dhe që tregu vendor të jetë i furnizuar vazhdimisht me prodhime të freskëta dhe cilësore”,  ka thënë ministri Mustafa. Në anën tjetër, Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasnic, e ka falënderuar ministrin për vizitën dhe e njoftoi për gjendjen e përgjithshme të sektorit të bujqësisë në këtë komunë dhe theksoi se mbështetja e institucioneve për këtë sektor është më se e nevojshme për të fuqizuar edhe më tej prodhuesit e kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …