Banka Botërore parashikon që ekonomia e Kosovës, njejtë sikur vendet e tjera të rajonit, do të tkurret në vitin 2020

Banka Botërore parashikon që ekonomia e Kosovës, njejtë sikur vendet e tjera të rajonit, do të tkurret në vitin 2020

Banka Botërore parashikon që ekonomia e Kosovës, në mënyrë të ngjashme me vendet e tjera të rajonit, do të pësojë një tkurrje në vitin 2020, edhe nëse masat e kontrollit janë ngritur gjatë tremujorit të dytë të vitit, si pasojë e efekteve negative të pandemisë së koronavirusit mbi aktivitetin ekonomik.Sidoqoftë, nëse shpërthimi vazhdon përtej tremujorit të dytë të vitit 2020, sipas Bankës Botërore, ndikimi i COVID-19 do të ndikojë më rëndë në anën e furnizimit të ekonomisë, duke çuar në humbje afatgjata në vende të punës dhe prodhim. Banka Botërore është duke përfunduar një program aktivitetesh për të ndihmuar Kosovën të menaxhojë dhe zbusë ndikimin e krizës, përfshirë një projekt të ri të shpejtë për t’iu përgjigjur përparësive urgjente të sektorit shëndetësor dhe për të mbrojtur të ardhurat e familjeve. Gjithashtu do të ketë një ristrukturim të projekteve të aprovuara tashmë për të mobilizuar fonde në mbështetje të NVM-ve dhe së fundi një operacion kredie për politikë zhvillimi për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike dhe për të ndihmuar në financimin e buxhetit. Në mënyrë kolektive, këto programe ka të ngjarë të tejkalojnë 120 milionë euro, thuhet në raportin e Bankës Botërore për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …