Disa ligjvënës të Parlamentit Evropian e kanë këshilluar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin se zgjedhjet mund të jenë shtegdalja e duhur, pasi që të kapërcehet kriza e lidhur me koronavirusin. Përmes një letre të hapur të 9 prillit, e cila i është adresuar Kurtit, deputetë dhe ish-deputetë të PE-së po ashtu kanë bërë të ditur për përpjekjet e tyre të vazhdueshme në Këshillin Evropian që Kosovës t’i sigurohet liberalizimi i vizave. Letra është nëshkruar nga Tanja Fajon, deputete, Slloveni; Tonino Picula, deputet, Kroaci; Andreas Schieder, deputet, Austri; Evin Incir, deputete, Suedi; Viola von Cramon-Taubadel, deputete, Gjermani dhe Knut Fleckenstein, ish-deputet, Gjermani.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …