leoni

Kryetarët e Komunave të Kosovës mblidhen sot në Drenas për të diskutuar rreth situatës së tanishme dhe parandalimit të COVID-19

Kryetarët e Komunave të Kosovës mblidhen sot në Drenas për të diskutuar rreth situatës të krijuar nga COVID-19

Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Kosovës sot do të mbajë një takim në Shtëpinë e Kulturës në Drenas. Takimi mbahet me qëllim që diskutimit të situatës sa i përket parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Po ashtu në këtë takim do të diskutohet për nevojat që kanë komunat e Kosovës, me theks të veçantë edhe për bashkëpunimin që u duhet me nivelin qendror. Ministria e Shëndetësisë si ministria përgjegjëse për menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19, ka vendosur orar të ri të lëvizjes për komunën e Malishevës, komunën veriore të Mitrovicës dhe komunën e Zveçanit. Në njoftim thuhet se sipas situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, në koordinim paraprak me Komunat, për të frenuar përhapjen më tej të COVID-19, nga 10 prill 2020, në komunat tashmë në karantinë, do të ketë orar të ri të lëvizjes brenda këtyre komunave.

Komuna e Malishevës 14:00-06:00 (ndalim qarkullimi)

Komuna veriore e Mitrovicës 12:00-06:00 (ndalim qarkullimi)

Komuna e Zveçanit 12:00 -06:00 (ndalim qarkullimi).

Kurse, nëpër komunat e tjera, nga data 13 prill, kur do të hyjë në fuqi vendimi i marrë nga Gjykata Kushtetutese masat për kufizim të lëvizjes nuk do të vlejnë.

Megjithatë, institucionet përgjegjëse shëndetësore, po bëjnë vazhdimisht thirrje që të gjithë qytetarët të qëndrojnë brenda shtëpive, duke theksuar se prilli është muaji më kritik për ne

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …