NDËRLIDHJA E PERFEKSIONIZMIT MË ANKTH DHE DEPRESION NË KOHËN PANDEMISË GLOBALE COVID-19 – RAST STUDIMI NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Msc. Labinot Dervishaj
2020
ABSTRAKT
Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 500 pjesëmarrës të cilët kanë qenë qytetarë të Kosovës Prej tyre 221 kanë qenë meshkuj dhe 279 kanë qenë femra. Mosha e tyre ka qenë në mes 15 dhe 65 vjeç. Objektiv i studimit e studimit kanë qenë që të identifikohet ndërlidhja në mes të perfeksionimit me ankthin dhe depresionin në kohë karantine. Të bëhen krahasimet në mes të përpjekjeve normale dhe neurotike të njerëzve gjatë përpalljes më koronavirusin. Të identifikohen dallimet gjinore në raportimin e depresionit perfeksionizmit normal dhe neurotik. Hipoteza e parë ka qenë: “Qytetarët e Kosovës raportojnë lidhshmëri në mes perfeksionizmit me ankth dhe depresion”, për analizimin e të cilës është bërë analiza e korrelacionit ku është raportuar lidhshmëri pozitive signifikante në mes perfeksionizmit me ankth dhe depresion. Hipoteza e dytë ka qenë: “Përpjekjet perfeksioniste neurotike në kohën e COVID-19 në Kosovë janë më të theksuara në krahasim me ato normale në funksion të kujdesit ndaj kësaj pandemisë”, për analizimin e të cilës është bërë analiza One-Sample Test ku niveli i perfeksionizmit neurotik ka raportuar mesatare më të lartë se perfeksionimi normal. Hipoteza e tretë ka qenë: “Ekzistojnë dallime të rëndësishme gjinore në raportimin e simptomave depresionit dhe perfeksionizmit normal e neurotik gjatë ditëve të pandemisë”, për analizimin e të cilës është bërë analiza e t-testit. Tek niveli i depresionit meshkujt kanë shfaqur mesatare me të ultë se femrat. Ndërsa niveli i perfeksionimit neurotik meshkujt kanë shfaqur mesatare më të lartë se femrat.
SHQYRTIMI I LITERATURËS
Perfeksionizmi është një cilësi e personalitetit, e cili karakterizohet nga përpjekjet e një personi për të qenë i përsosur dhe vendosjen e standardeve tepër të larta të arritjes, të shoqëruara nga kritika të tepërta të vetëvlerësimit dhe shqetësimet në lidhje me vlerësimet e të tjerëve. Perfeksionizmi është konceptuar më mirë, si një karakteristikë shumëdimensionale, për të cilën psikologët pajtohen se ka shumë aspekte pozitive dhe negative (Stoeber & Childs, 2010; Flett & Hewitt, 2002).
Perfeksionizmi në psikologji, ka të bëjë me të besuarit se, perfeksioni mund dhe duhet të arrihet. Perfeksionimi mund të jetë adaptiv (normal), i cili zakonisht karakterizohet si i shëndetshëm. Perfeksionimi adaptiv është konceptuar me standarde të larta personale të pritura, orientim të vetëdijshëm drejt detyrave dhe performancës, preferencë ndaj rregullit dhe organizimit si dhe me etje për shkëlqyeshmëri. Të gjitha këto ndodhin në një ambient personal, psikologjik e ndër-personal të kritikës dhe negativitetit të ulët, si dhe me mbështetje të lartë për vlerësim (Ashby & Rice, 2002; Hill, Castellino, Lansford, Nowlin, Dodge, Bates & Pettit, 2004).
Forma tjetër e perfeksionizmit është maladaptive (neurotike), e cila karakterizohet si patologjike. Kjo formë e perfeksionimit, potencon standarde tejet të larta të performancës dhe pagabueshmërisë, reagime vet-ndëshkuese kur nuk arrihen nivelet e pritura të performancës, përvoja sociale dhe ndërpersonale, që kultivojnë vet-kritikën dhe dëshpërimin (Rice & Asgby, 2002).
Ndërsa Sarason (1986), e përkufizon ankthin si “preokupim shqetësues, shqetësim në lidhje me ngjarjet që afrohen”. Ai ka përcaktuar karakteristikat e përgjigjeve të ankthit dhe situatat në të cilat ai përjetohet: situatë e parë si e vështirë, sfiduese dhe kërcënuese, individi e sheh veten si jo efektiv në trajtim, ose si të papërshtatshëm; individi fokusohet në pasoja të padëshiruara apo në paaftësisë personale; individi konkurron në aktivitete me detyra të rëndësishme njohëse; individi pret dhe parashikon dështim ose humbje në lidhje me të tjerët.
Çrregullimet e ankthit përbёjnё njё nga elementet më shqetësuese pёr shoqërinё tonё. Edhe pse shumë filozofë, duke filluar nga Aristoteli e deri tek filozofët dhe terapistët ekzistencialë, si Soren Kierkegard-i, kanë dhënë teori të ndryshme mbi anthin, Sigmund Freud-i, psikoanalisti i famshëm vienez i shekullit të XX-të, ishte ai, i cili bёri të mundur përdorimin e këtij termi nё gjuhën e shëndetit mendor. Që nga konceptualizimi i Freud-it për neurozën e ankthit në vitin 1894, si një sindromë të moderuar klinike, ankthi është matur nën kontekstin e teorive psikologjike. Ankthi mund të përkufizohet si një gjendje e padëshiruar dhe e pakëndshme, e cila karakterizohet nga përdorimi i një fjale të vetme “nervozitet” (Han, Hae-Ra., 2009).
Kurse depresioni është një çrregullim i zakonshëm mendor që shprehet me humor të prishur, humbje të interesit apo kënaqësisë, ulje të energjisë, ndjenjës së fajit apo vetëvlerësim të ultë, gjumë të trazuar dhe koncentrim të dobët. Për më tepër, depresioni shpesh vjen me simptomat të ankthit. Këto probleme mund të bëhen kronike apo të përsëritura dhe të çojnë në dëmtime të konsiderueshme në aftësitë e një individi për t’u kujdesur për përgjegjësitë e tij të përditshme (WHO, 2012).
Personat me depresion janë të hidhëruar, të dëshpëruar, nuk u qesh buza, jeta u duket e zbehtë e pa kuptim. Botën e perceptojnë të zymtë, të errët ndërsa të ardhmen pa perspektivë. Shprehja e fytyrës se tyre është e mërzitur, e pikëlluar e vuajtur dhe e vrarë. Çdo ngjarje e jetës jo vetëm nuk u shkakton gëzim por përkundrazi i dëshpëron dhe më shumë. Heqin dorë nga veprimtaritë të cilat me parë u jepnin kënaqësi, humbasin shijen e jetës, madje nganjëherë edhe dashurinë e dhembshurinë për njerëzit e afërt dhe kjo u shkakton atyre vuajtje dhe dhembje të madhe shpirtërore (Kola, 2004).
Femrat përjetojnë depresion më shpesh se meshkujt, nëse depresioni është regjistruar nga nivelet e simptomave depresive ose nga çrregullimi i diagnostikuar unipolar depresiv (Kessler, McGonagle, Swartz & Nelson, 1993; Nolen-Hoeksema, 1990).
Femrat kanë më pak energji dhe fuqi se sa meshkujt në shumicën e shoqërive, ato përjetojnë trauma të caktuara, sidomos abuzim seksual, ato gjithashtu përjetojnë më shumë ngacmime, mungesë respekti. Edhe kur meshkujt dhe femrat përjetojnë të njëjtit faktor depresioni, femrat kanë më shumë gjasa se sa meshkujt te preken nga depresioni për shkak të dallimit gjinor dhe kjo është e lidhur me shkaqet biologjike dhe psikologjike (Anglod & Rutter, 1992).
Studime të shumta kanë treguar se perfeksionizmi është një faktor kryesor rreziku për ankthin dhe depresionin (Blankstein & Dunkley, 2002). Wheeler., et al. (2011), zbuluan se njerëzit e diagnostikuar me çrregullim të ankthit social kishin rezultate më të larta të perfeksionizmit maladaptiv sesa ata që vuanin nga çrregullimi i panikut ose çrregullimi Obsesiv Kompulsiv. Lidhja midis perfeksionizmit dhe depresionit është e dokumentuar mirë (Sherry, Richards & Sherry, 2014).
Duke përdorur parashikuesit më të fortë të depresionit janë shqetësime për gabime dhe dyshime për veprime (Frost, Heimberg & Holt, 1993). Në modelin e Hewitt dhe Flett, parashikuesi më i fortë i depresionit ishte perfeksionizmi i pranuar socialist. Sidoqoftë, gjetjet e tjera tregojnë se Perfeksionizmi vetë-orientues, i cili përfshin standarde tepër të larta personale dhe vetë-kritikë të pamëshirshme, është gjithashtu i ndërlidhur fort me rritjen e shkallës së depresionit (Blatt, 1995).
Fokuset e reja të mëdha epidemike të sëmundjes koronavirusit të njohur si (COVID-19), disa pa origjinë gjurmuese, janë identifikuar dhe po zgjerohen me shpejtësi në Evropë, Amerikën e Veriut, Azi dhe Lindjen e Mesme, me rastet e para të konfirmuara duke u identifikuar në vendet afrikane dhe të Amerikës Latine. Deri në 16 Mars 2020, numri i rasteve të COVID-19 jashtë Kinës ishte rritur në mënyrë drastike dhe numri i vendeve, shteteve ose territoreve të prekura që raportonin infeksione në OBSH ishte 143 (WHO, 2020). Në bazë të “niveleve alarmante të përhapjes dhe ashpërsisë, dhe nga nivelet alarmante të mosveprimit”, më 11 mars 2020, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së e karakterizoi situatën COVID-19 si një pandemi (WHO, 2020).
METODOLOGJIA
Qëllimet e studimit
Qëllimi kryesorë i këtij studimi ka qenë që të identifikohet ndërlidhja e perfeksionimit me ankthin dhe depresionin të qytetarët e Republikës së Kosovës në kohën e pandemisë globale të koronavirusit COVID-19. Qëllim tjetër ka qenë që të përcaktohet niveli më i theksuar i këtyre dukurive tek njerëzit duke matur dhe krahasuar ato njëra më tjetrën në aspektin statistikor.
Objektivat e studimit
Të identifikohet ndërlidhja në mes të perfeksionimit me ankthin dhe depresionin në kohë karantine. Të bëhen krahasimet në mes të përpjekjeve normale dhe neurotike të njerëzve gjatë përpalljes më koronavirusin. Të identifikohen dallimet gjinore në raportimin e depresionit perfeksionizmit normal dhe neurotik.
Pyetjet kërkimore
Çfarë niveli të ndërlidhjes raportojnë perfeksionimi me ankthin dhe depresionin në kohë karantinimi?
Si masa preventive ndaj COVID-19 përpjekjet perfeksioniste neurotike a janë më të theksuara se ato normale?
A ekzistojnë dallime të rëndësishme gjinore në nivelin e depresionit dhe perfeksionizmit normal e neurotik gjatë ditëve të pandemisë?
Hipoteza
“Qytetarët e Kosovës raportojnë lidhshmëri në mes perfeksionizmit me ankth dhe depresion”
“Përpjektjet perfeksioniste neurotike në kohën e COVID-19 në Kosovë janë më të theksuara në krahasim me ato normale në funksion të kujdesit ndaj kësaj pandemisë”
“Ekzistojnë dallime të rëndësishme gjinore në raportimin e simptomave depresionit dhe perfeksionizmit normal e neurotik gjatë ditëve të pandemisë”
Pjesëmarrësit
Ky hulumtim hynë në kuadër të hulumtimeve kuantitative i cili ka mbledhur dhe analizuar të dhëna sasiore përmes procesit të vetë-raportimit në plaftormen online. Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 500 pjesëmarrës të cilët kanë qenë qytetarë të Kosovës Prej tyre 221 kanë qenë meshkuj dhe 279 kanë qenë femra. Mosha e tyre ka qenë në mes 15 dhe 65 vjeç.
Pyetësorët/instrumentet
Në këtë hulumtim janë aplikuar tre pyetësorë. Perfeksionizmi është matur më një pyetësor të zhvilluar me 10 pyetje për perfeksionizmin normal dhe neurotik. Pyetësori ka qenë i mbyllur dhe më katër alternativa të mundshme për t’u përgjigjur. Cronbach Alfa, e këtij pyetësori ka rezultuar: α = .769. Ankthi është matur më GAD-7 nga (Spitzer, Kroenke, Williams & Lowe, 2006). Ky pyetësor i ka pasur shtatë pyetje. Pyetësori ka qenë i mbyllur dhe më katër alternativa të mundshme për t’u përgjigjur. Cronbach Alfa, e këtij pyetësori ka rezultuar: α = .899. Si dhe për matjen e depresionit është përdorur inventari The Patient Health Questionnaire (PHQ-9). Pyetësori ka qenë i mbyllur dhe më katër alternativa të mundshme për t’u përgjigjur. Cronbach Alfa, e këtij pyetësori ka rezultuar: α = .877.
Dizajni hulumtues
Ky studim është sasior në të cilin është përdorur metoda korrelacionale për të parë nivelin e ndërlidhjes ndërmjet variablave, por dhe edhe t-testi për të matuar dallimet gjinore. Në shtrirjen kohore është ndërseksional ngase nuk do të bëhet përsëritje e matjeve. Përpunimi i të dhënave është bërë me SPSS pasi ato janë bartur nga Google Forms. Variabla studimore kanë qenë: perfeksionimi, ankthi dhe depresioni.
Procedura
Pyetësori është aplikuar në platformën online më 500 qytetarë të Republikës së Kosovës brenda 48 orëve. Pyetësori ka qenë anonim dhe shumë kondidencial me vetëm disa të dhëna demografike të raportuara të cilat nuk e kanë zbuluar në asnjë rrethanë identitetin e plotë të pjesëmarrësve.
REZULTATET
Qëndrimi në vetizolim (karantinë)
32,8% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Duke lexuar libra dhe gjera të tjera”.
29.4% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Duke bërë aktivitete brenda oborrit të shtëpisë”.
19.9% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Duke dëgjuar dhe lajme”.
10.6% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Duke luajtur lojëra të ndryshme në kushte shtëpie”.
7.3% e pjesëmarrësve janë kanë dhënë përgjigje të tjera si duke bërë pune nga distance, duke shikuar filma, video-lojëra, duke përgatitur ushqim dhe duke u kujdesur për fëmijët.
Burimi i informacioneve të përditshme rreth pandemisë COVID-19
51.2% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Të gjitha më poshtë”.
30.2% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “TV dhe portalet”.
13.4% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”.
5.2% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Ministria e Shëndetësisë
Respektimi i masave të kufizimit të lirës së lëvizjes të caktuara nga Qeveria
85.4% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Plotësisht”.
13.6%% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Pak”.
1.0% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Aspak.
Ndryshimi i dinamikës së jetës nga qendrimi në karantinë
48.6% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Plotësisht”.
45.0%% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Pak”.
6.4% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Aspak.
Nga paraqitja e rezultateve përshkruese ka rezultuar se idetë, synimet, shfaqja dhe ndjesia ndaj veprimeve në këtë periudhë është në nivel të lartë të perfeksionimit (adaptiv) normal. Njëkohësisht nuk kemi raportim të lartë të perfeksionimit (maladaptiv) neurotik por në vlerë të moderuar.
Në bazë të rezultateve përshkruese të konkluduara në lidhje më nivelin e depresionit apo simptomave depresive ka rezultuar më një nivel ultë dhe të moderuar të raportimit të depresionit. Megjithatë më e theksuar ka qenë mos interesimi dhe kënaqësia për të bërë gjera të tjera dhe ndryshimi i oreksit por jo i raportuar në nivel të lartë.
Sipas rezultateve përshkruese të konkluduara në lidhje më nivelin e ankthit është raportuar nivel i ultë i ankthit në përgjithësi. Më specifikisht dhe në nivel më të lartë është raportuar mos mundësia për ta kontrolluar shqetësimin. Ndërsa matjet tjera kanë nxjerrë nivele të moderuara të ankthit.
Rezultatet konkluduese
Hipoteza e parë e këtij studimi ka qenë: “Qytetarët e Kosovës raportojnë lidhshmëri në mes perfeksionizmit me ankth dhe depresion”, për analizimin e të cilës është bërë analiza e korrelacionit ku është raportuar lidhshmëri pozitive në mes perfeksionizmit me ankth dhe depresion [r= .112*, p< .013] dhe [r= .188**, p< .000]. Këto rezultate janë të rëndësishme dhe e mbështesin këtë hipotezë.
Hipoteza e dytë e këtij studimi ka qenë: “Përpjekjet perfeksioniste neurotike në kohën e COVID-19 në Kosovë janë më të theksuara në krahasim me ato normale në funksion të kujdesit ndaj kësaj pandemisë”, për analizimin e të cilës është bërë analiza One-Sample Test ku niveli i perfeksionizmit neurotik ka raportuar mesatare M=19.11, ndërsa perfeksionimi normal ka raportuar mesatare M=12.43. Këto rezultate signifikate dhe e aprovojnë këtë hipotezë.
Hipoteza e tretë e këtij studimi ka qenë: “Ekzistojnë dallime të rëndësishme gjinore në raportimin e simptomave depresionit dhe perfeksionizmit normal e neurotik gjatë ditëve të pandemisë”, për analizimin e të cilës është bërë analiza e t-testit. Tek variabla e depresionit [t= -2.758, p< .006] ku meshkujt kanë shfaqur mesatare M=19.37 ndërsa femrat M=20.93. Tek variabla e perfeksionimit normal[t= 1.331, p< .184] ku meshkujt kanë shfaqur mesatare M=12.58 ndërsa femrat M=12.32. Tek variabla e perfeksionimit neurotik [t= -2.011, p< .045] ku meshkujt kanë shfaqur mesatare M=19.40 ndërsa femrat M=18.87. Këto rezultate në aspektin statistikor janë të rëndësishme dhe të vlefshme dhe e mbështesin këtë hipotezë.
KONKLUZIONE DHE DISKUTIME
Duke qenë së përpjekjet e njerëzve që sjelljet, veprimet por dhe rezultatet e tyre të jenë në nivel të standardeve të larta të pranueshmerisë por dhe të arsyeshme mund të manifestohen edhe më çekuilibrim të gjendjes emocionale dhe psikologjike është ideuar që ky punim të shqyrtojë ndërlidhjen e perfeksionizmit më ankth dhe depresion në kohën pandemisë globale covid-19 – rast studimi në Kosovë.
Sipas Dunkley (2002) dhe Wheeler., et al. (2011),perfeksionizmi është një faktor kryesor rreziku për ankth dhe depression, Por edhe (Blankstein & Dunkley, 2002). Wheeler., et al. (2011), zbuluan se njerëzit e diagnostikuar me çrregullim të ankthit social kishin rezultate më të larta të perfeksionizmit maladaptiv sesa ata që vuanin nga çrregullimi i panikut ose çrregullimi Obsesiv Kompulsiv. Lidhja midis perfeksionizmit dhe depresionit është e dokumentuar mirë (Sherry, Richards & Sherry, 2014).
Bazuar mbi këto konklutime dhe të gjeturatë hulumtimve të tjera ky studim është udhëhequr nga tri hipoteza.
Hipoteza e parë ka qenë: “Qytetarët e Kosovës raportojnë lidhshmëri në mes perfeksionizmit me ankth dhe depresion”, për analizimin e të cilës është bërë analiza e korrelacionit ku është raportuar lidhshmëri pozitive signifikante në mes perfeksionizmit me ankth dhe depression. Ky rezultat është i rëndësishëm dhe e mbështesin këtë hipotezë.
Hipoteza e dytë ka qenë: “Përpjekjet perfeksioniste neurotike në kohën e COVID-19 në Kosovë janë më të theksuara në krahasim me ato normale në funksion të kujdesit ndaj kësaj pandemisë”, për analizimin e të cilës është bërë analiza One-Sample Test ku niveli i perfeksionizmit neurotik ka raportuar mesatare më të lartë se perfeksionimi normal.Rezultati është significant.
Hipoteza e tretë ka qenë: “Ekzistojnë dallime të rëndësishme gjinore në raportimin e simptomave depresionit dhe perfeksionizmit normal e neurotik gjatë ditëve të pandemisë”, për analizimin e të cilës është bërë analiza e t-testit. Tek variabla e depresionit meshkujt kanë shfaqur mesatare me të ultë se femrat. Ndërsa tek variabla e perfeksionimit neurotik meshkujt kanë shfaqur mesatare më të lartë se femrat. Këto rezultate në aspektin statistikor janë të vlefshme dhe e mbështesin këtë hipotezë.
Nga analizimi përshkrues ka rezultuar se në këtë periudhë është në nivel të lartë të perfeksionimit (adaptiv) normal. Njëkohësisht nuk ka raportim të lartë të perfeksionimit (maladaptiv) neurotik por në vlerë të moderuar.
Por edhe niveli i depresionit ka rezultuar më një nivel ultë dhe të moderuar të raportimit dhe momentalisht nuk është alarmues për ndërhyrje.
Sipas rezultateve deskriptive të konkluduara në lidhje më nivelin e ankthit është raportuar nivel i ultë i ankthit në përgjithësi.
32,8% e pjesëmarrësve kanë raportuar se në këtë kohë lexojnë libra dhe gjëra të tjera,
29.4% e pjesëmarrësve kanë raportuar se zhvillojnë aktivitete brenda oborrit të shtëpisë apo banesës së tyre
19.9% e pjesëmarrësve kanë raportuar së dëgjojnë lajme
Si burim kryesor burimi të informacioneve të sakta pjesëmarrësit kanë theksuar TV dhe portalet, Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik” si dhe ministrinë e Shëndetësisë.
85.4% e pjesëmarrësve kanë deklaruar se respektojnë “Plotësisht” kufizimin e lirisë së lëvizjes
13.6%% e pjesëmarrësve kanë deklaruar se respektojnë “Pak” kufizimin e lirisë së lëvizjes
1.0% e pjesëmarrësve kanë deklaruar se respektojnë “Aspak” kufizimin e lirisë së lëvizjes
48.6% e pjesëmarrësve kanë deklaruar se “Plotësisht” ka ndryshuar dinamika e jetës së tyre
45.0%% e pjesëmarrësve kanë deklaruar se “Pak” ka ndryshuar dinamika e jetës së tyre
6.4% e pjesëmarrësve kanë deklaruar se “Aspak” ka ndryshuar dinamika e jetës së tyre
REKOMANDIME
- Bazuar në të gjeturat e këtij studimi rekomandohet që njerëzit në kohën e karatinimit të lexojnë më shumë libra dhe romane.
- Të reflektojnë dhe të mësohen më ndryshim të papritur të dinamikës jetësore dhe rrethanave të jetuarit.
- T’i largojnë mendimet automatike negative që i kanë akumuluar në mendje dhe t’i shndërrojnë ato në mendime pozitive, shpresëdhënëse dhe motivuese.
- Të merren në konsideratë të lartë rekomandimet e profesionistëve të shëndetit mendor dhe fizik në funksion të ruajtjes nga pandemia.
- Një pjesë të kohës t’i kushtohet familjes e posaçërisht atyre që kanë fëmijë, duke i angazhuar ata në aktivitete psiko-edukative, në lojëra atraktive që e tërheqin vëmendjen nga frika dhe pashpresa.
- Të vlerësohet në shkallën më të lartë të rëndësisë ruajtja dhe kujdesi për shëndetin tonë por dhe të tjerëve njëkohësisht.
- Në mendimet tona në familjet tona të mbizotërojë uniteti, qetësia, vigjilenca e shtuar në dhe këshillimi i ndërsjellët në mes nesh.
- Nuk është e thënë që vazhdimisht të qëndrojmë para TV-së apo duke shfletuar lajme nëpër portale të ndryshme apo në rrjete sociale.
- Mundësisht t’i shmangemi lajmeve me përbërje statistikat e vdekjeve sidomos të mos ekspozohen ato para fëmijëve dhe para familjarëve më sëmundje kronike dhe pleqve
- Ata që kanë fëmijë të shtëpi të përpiqen që mos t’ua dramatizojnë situatën atyre më përmasat e pandemisë por ta paraqesin situatën si masë e kujdesit të shtuar dhe të detyruar.
Referencat
Angold, A., & Rutter, M. (1992). Effects of age and pubertal status on depression in a large clinical sample. Development and Psychopalhology, 4, 5
Ashby, J. S., & Rice, K. G. (2002). Perfectionism, dysfunctional attitudes, and self-esteem: A structural equation analysis. J. Couns. Dev. 80(2):197
Blankstein, K. R., & Dunkley, D. (2002). Evaluative concerns, self-critical and personal standards perfectionism: A structural equation modeling strategy. Perfectionism: Theory, research and treatment, American Psychological Association, Washington, DC. 285-315.
Blatt , S. J. (1995). The destructiveness of perfectionism. Am Psychol. 50(12):1003-20
Flett, G. L., & HeWitt, P. L. (2002).Perfectionism and maladjustment: An overview of theoretical, definitional, and treatment issues. In P. L. Hewitt & G. L. Flett (Eds.), Perfectionism (pp. 5-31). Washington, DC: American Psychological Association.
Frost, R.O., Heimberg, R.G., & Holt, C. S. (1993). A comparison of two measures of perfectionism. Pers Individ Dif 119-26
Han, Hae-Ra. (2009). “Measuring Anxiety in Children: A Methodological Review of the Literature”, The John Hopkins University, School of Nursing, Baltimore, MD,USA. Asian Nursing Research. Vol.3. No.2, f. 49
Hill, N. E., Castellino, D. R., Lansford, J. E., Nowlin, P., Dodge, K. A., Bates, J. E., & Pettit, G. S. (2004). Parent academic involvement as related to school behavior, achievement, and aspirations: Demographic variations across adolescence. Child Development, 75, 1491
Kessler, R.C., McGonagle, K.A., Swartz, M., Blazer, D.G., & Nelson, C.B. (1993). Sex and depression in the National Comorbidity Survey I: Lifetime prevalence, chronicity, and recurrence. Journal of Affective Disorders, 29, 85–96
Kola, V. (2004). Simptomatologjia e çrregullimeve mendore. Tiranw. Nr. 55, 56
Nolen-Hoeksema, S. (1990). Sex differences in depression. Stanford, CA: Stanford University Press.
Rice, K. G.,Ashby, J. S.,&Slaney, R. B. (1998).Self-esteem as a mediator between perfectionism and depression: A structural equations analysis. Journal of Counseling Psychology, 45, 304
Sarason, I.G. (1986). Test anxiety, worry, and cognitive interference. In R. Schwarzer (Ed.). Selfrelated cognition in anxiety and motivation. Hillsdale, NJ: Erlbaum. 19-34. Seven-Year Multivariate Longitudinal Study of the Changes in Anxiety about Teaching
Spitzer, R.L., Kroenke, K., Williams, J.B. W., & Lowe, B. (2006). A brief measure for assessing generalized anxiety disorder. Arch Inern Med.166:1092-1097.
Stoeber, J., & Childs, J. H. (2010).The assessment of self-oriented and socially prescribed perfectionism: Subscales make a difference. Journal of Personality Assessment, 92, 577
Sherry, S. B., Richards, J. E., & Sherry, D. L. (2014). Self-critical perfectionism is a vulnerability factor for depression but not anxiety: A 12 month, 3 wave longitudinal study. J Res Pers ;52:1-5.
Wheeler, H. A., Blankstein, K. R., Antony, M. M., et al. (2011). Perfectionism in anxiety and depression: Comparisons across disorders, relations with symptom severity and role of comorbidity. Int J Cogn Ther; 4(1):66-91.
WHO (2020). Coronavirus disease (COVID-2019) situation reports. Situation report—55. https://www.who.int/docs/default-source/coronaviruse/situation-reports/20200315-sitrep-55-covid-19.pdf?sfvrsn=33daa5cb_6
WHO (2020). Virtual press conference on COVID-19. https://www.who.int/docs/default-source/coronaviruse/transcripts/who-audio-emergencies-coronavirus-press-conference-full-and-final-11mar2020.pdf?sfvrsn=cb432bb3_2
World Health Organization (2012). World suicide prevention. Available: http://www. who.int/mediacentre/events/annual/world_suicide_prevention_day/en/