Vargut të shumë donatorëve të cilët ndihmuan komunën e Hanit të Elezit në këtë kohë të emergjencës shëndetësore, iu shtua edhe studenti i Fakultetit të Mjekësisë, Gentian Mehmeti i cili në emër të Kompanisë “MADEKOS” dhuruan material shpenzues medicinal për mbrojtje dhe masa parandaluese kundër virusit COVID-19 dhe të cilat do të shfrytëzohen nga stafi i komunës dhe QKMF “Dr.Menduh Kaloshi”.