Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 19 personave, përfshirë zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë politikë për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Në mesin e të akuzuarve, janë deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ish-ministrat Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq. Ata akuzohen për rastin e njohur si “falja e hidrocentraleve”. Aktakuza ka të bëjë me Komitetin Qeveritar për Privatizim. Ata akuzohen se kanë tejkaluar kompetencat e veta duke votuar që disa hidrocentrale që prodhojnë energji elektrike të transferohen te komiteti Qeveritar dhe më pas të privatizohen nga Limaku. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë te Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, kundër nëntëmbëdhjetë personave me inicialet B.B., F.H., M.K., D.G., N.R., A.Gj., F.Ç., M.R., A.N., F.K., I.I., G.J., B.B., G.Sh., N.H., A.A., B.H., K.B., dhe L.F. për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 2, lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës se Kosovës”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …