Gafurr Dugollit i shtyhet arresti edhe për 48 orë. Protesta para ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë

Mbrëmë pas mesnatës është liruar nga arresti, Gafurr Dugolli, ish-pjesëtar i UÇK-së

Mbrëmë pas mesnatës është liruar nga qendra e paraburgimit, në Shkup, Shefi i protokollit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gafurr Dugolli. Ai ishte mbajtur një javë në arrest nga policia sllavomaqedone, për shkak se emri i tij ndodhet në listën e Interpolit, me akuzë nga Serbia e kohës së Millosheviqit. Ish pjesëtari i UÇK-së, i akuzuar nga Serbia për gjoja krime lufte, Gafurr Dugolli u lirua me vendim të Gjykatës Themelore të Shkupit. Fillimisht me rastin e arrestimit iu kishte  caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh, pastaj e njëjta masë ishte shtyrë edhe për 48 orë të tjera, dhe më në fund ishte caktuar paragurimi në afat prej një muaji. Në listën e Interpolit ndodhen qindra ish-pjesëtarë të UÇK-së, të cilët ndalohen kudo madje edhe në kufirin: Kosovë Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …