Lëvizja Vetëvendosje njofton se nëpërmjet rrjeteve sociale është kërcënuar me jetë lideri i saj, Albin Kurti. Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Mangjuka Kërcënimi ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje ka ardhur nga një person me emrin e Facebook-ut, Daniel Arianitti. Ai ka shkruar në adresën e tij elektronike se jep dëmshpërblim prej10 milion euro kush ma sjell kokën e Albinit, Fidel Castros, psikopatit shqiptar. Këtë kërcënim kundër kryeministrit në shkarkim, Albin Kurti e ka denoncuar në Policinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje. Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Mangjuka ka kërkuar nga aktivistët e këtij subjekti që të mos merren privatisht me reagime ndaj këtij kërcënuesi sepse lënda tani është duart e organeve të hetuesisë e rendit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …