Me datë 10 prill 2020 përfaqësuesi i Partisë Liberale Egjiptiane Veton Berisha pranoi informatë nga një qytetar i komunitetit Egjiptian nga Komuna e Rahovecit, për dëmtimin e varrezave të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Rahovecit. Partia Liberale Egjiptiane dënon ashpër akte të tilla të cilat nuk e prezantojnë imazhin e demokracisë së Kosovës dhe ju bënë thirrje autoriteteve dhe organeve hetimore që të zbardhët sa më shpejtë rasti në fjalë.
Për Partinë Liberale Egjiptiane rastet e tilla janë të papranueshme dhe ne për së afërmi do ti monitorojmë hetimet nga organet kompetente deri sa të sillet drejtësi.
Veton Berisha
Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane
Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.