Zyrtar qeveritar kanë paralajmëruar se punëtorët që nuk kanë kontrata, nuk paguajnë taksa dhe kontribute personale do ta kenë të vështirë të përfitojnë Pakoja Emergjente. Zëvendësministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë se ata të cilët kanë punuar në “të zezën” punëdhënësi duhet që t’i pajisë me kontrata njëvjeçare dhe ka theksuar se Qeveria është e interesuar të vendos rregull në tregun e punës. Zëvendësministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi ka shtuar më tutje se është një pikë e veçantë brenda masave, që kërkon që këto kompani t’i formalizojnë punëtorët, t’i regjistrojnë, t’i sigurojnë kontrata se paku njëvjeçare dhe këta punëtorë automatikisht do jenë pjesë e përfitimeve. Ne jemi të interesuar të formalizojmë këtë sektor. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka deklruar në tregun e punës llogaritet të jenë mbi 150 mijë punëtorë pa kontrata të punës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …