* Dihet se, Atdheu, Kombi e Lavdia, nuk vdesin kurrë;
Ndaj, mbrujtur me ato, rron Enveri, për to Flamur!
Harruan vjollcat, a pse nuk çelen!?
S’këndon bilbili, n’fole e mshilen!
T’njomat fytyra, e fshehen gazin;
Deti, brenda shpirti mbyt tallazin!
S’erdhen dallëndyshet, u vonuan;
Harabelat, me këngë, s’na zgjuan.
Qiejve ‘udhët’, më nuk uturuan;
S’ngjan pranverë, kjo e mallkuar!
Sy t’përlotur, të vrara fytyrat;
Vyshkur lulet, të lara ngjyrat!
Koronavirusi erdh, vdekja vetë;
S’ngopet i mallkuari, rrëmben jetë!
* * *
Se kështu do ta filloj, më ndje Enver!
Erdh si vdekja, qe virus, kjo pranverë!
Të qeshim kem harruar, bota ngujuar;
Se babëzia, jetëbotën ka kërcënuar!
Shisheje si doli djalli, kush s’e thotë;
Gafil ç’e zuri, ‘në gjumë’ këtë botë!
Konspitativet teori, sot reale ngjajnë;
Duan ujqërit, serish botën ta rindajnë!
Jemi n’luftë ku ‘armiku’ nuk duket;
Por në çdo qelizë, djalli na futet.
N’heshtje qytetërimi, virusi e tremb;
Botëpërralla, para syve seç u shemb!
Me vete flasim, fjala vdes në derë;
S’flitet me ‘liderucë’, merr fjala erë!
O Enver, me Ty, hapur flas si dikur;
Se, flisnim me Ty, si burri me burrë !
S’çeli lule kjo pranverëzeza si pusi;
Për dhѐ bota, çeli ‘Coronavirusi’!
Në ethe njerëzimi, se kërcënohet;
Nga ‘Pandemia’ që s’po frenohet!
N’heshtje bota e, njeru në ngujim;
Doli vdekja sheshit, vret me terbim!
Mbyllen shtete, supershtete nga frika;
BE-ja mbyllet, brenda dhe, Amerika!
E kapitalit botë, krizash rënkon;
Trashur i saj zollum, eger kafshon.
Lëngon bota, më keq se nga mortaja;
Veç, se kryekasapit, iu prish ‘davaja’!
‘Shishjeje’ virusvdekjen nxori djalli;
Tërë botën, pandemia në vend e ndali.
Sa shumë jetë, ikin e, më s’kthehen;
Për to, nuk ka toka, varre të prehen!
Makinegra e kapitalit, veç bluan;
Për haraçe t’saj, vegjelia paguan!
Në shtetrrethim, bota kudo mbyllur;
Shpirti dhe liria, në panik ndrydhur!
N’pabesi, çmenduria vrau pranverën;
Njerëzve, sa e save, ua mbylli derën!
Është ky, rendkalburi i marrosur;
Po na vret, ngrihuni pë ta varrosur!
* * *
Shekuj larg, pranverat, nga ajo ditë;
Na duken, që kur Ti, i mbylle sytë!
Porse nga mendja, hiç s’na largohesh;
Majamal, aty vigan, veç lartësohesh!
Kësaj kohe, malet Tua shumë t’pritën;
Se rezeza, frymën ua zuri, krejt dritën!
Që atëherë, fushat më s’dallgëzojnë;
S’këndojnë lumenjtë, duket se vajtojnë!
Pa Ty jeta, nuk qesh më, as nuk gëlon;
N’qerpik të syrit, rrjedh loti, veç pikon;
Faqeve t’Nënëlokes, zbret plot poterë!
Ortek të patëm, mbi të keqen, o Enver!
Shpirtin makabër, veç Ti, e bëre zap;
Askush si Ti, kuçedres s’i tregoi cak!
Shqipëria udhëhiqet nga ambasadorë;
‘Tanët’ liderë, iu puthin by..ë e dorë!
Në gara venë, për pazaret e djallit;
S’kanë fe as dhѐ, përpara kapitalit!
Matrapazët politik, vendin e shesin;
Kundër Teje, tjeter s’dinë, veç lehin!
Nuk trembet mali, se pjerdh arusha;
Bythë tij, mbijnë, myshqe dhe gëmusha.
Në gjerdan mban ai, shkëmbinj stralli;
N’ballë të vet, Yll të mban, Enver djali!
Dielli ndër mëngjese, sa buzëqesh;
Krejt me dritë e bukuri, natyrën vesh.
Je Ti, i yni Diell, o Enver, ndër ne rron;
Të moteve largësi, koha i sfidon!
Përkrah maleve, rritesh Ti kryemal;
Rron Nënëlokja, dashuri të të falë.
Rron për Ty Kombi, në pamatësi;
Ai, në ballinë shekujsh, të ka lavdi!
Ty, bota mbarë, të nderon prore;
Ti Himalaje, në zemrat njerëzore!
I duhesh sot njerëzimit, Enver, shumë;
Krejt, qelbur bota, në të moçalit llum!
Gjallë sa ishe Ti, s’pat virus t’na prekë;
Bash si kreshnik, Enver, shuaje rrufetë!
Se, mbi Kombin Tënd, asgjë nuk vlente;
E vogël fjala për Ty, Kryeepoka rrëfente!
Si diell, edhe Hëna, me Ty shkëlqente;
Se i Galaktikës njerëzore, ishe Diell!
Çdo ‘virus’, para Teje, qafën e thyente;
Ti shpaten, s’pate kohë ta mbaje n’mill!
E mbetur pa Ty bota, në errësirë;
Dekada më parë, fole qart e prerë:
– Babëzie, do t’ngjajë bota ‘shkretëtirë’;
Luftra virusesh, do t’bëjë kjo kolerë!
Tamam, Enver, fjala Jote e vertetë;
Ditë – natë, qytete, shtete, shkretë!
Bota në karantinë, po zien brenda;
Të jetë gjallë, njeriut s’ia ka ënda.
‘Shpërtheu’, e Treta Luftë Botërore;
Shtang bota, jeta, nga ‘virus korone’.
Të ishe Enver, do na ndrinte emri n’botë!
Virus, s’do të kishte, me Ty t’ia dilte dot!
Ti ‘kundërvirusi’, mbrojte njerëzimin;
Sa kërcënohej, tek Ti, lypte shpetimin.
Shqipërinë baçe me lule, e qendise;
Ç’the me fjalë, me punë, ç’e bitise!
Nga t’ia mbajë, njerëzimi s’po din sot;
E fundit grahmë e kapitalit, botën ndot!
Vjell kuçedra vjell, jetën e ktheu në ferr;
Pjell viruse pjell, jetën ta zhytë në terr!
Ah, të ishe, Enver, bota ka nevojë;
Pa Tënden dritë, njerëzimi s’do durojë.
Të thërret dita – ditës, o shpëtimtar;
Është koha historike, i saj, Ti fanar!
Apokalips i rendkalburit duket qart;
Po lind ‘Bota e Re’, Ti i saj, Yllartë!
Sytë, mendja, drejt Teje sot janë kthyer;
Veç n’driten Tënde, ecet rrugës së vyer!
Malet, dihet se nuk vdesin, ato rrojnë;
Ballë dielljetës, moçalet, veç shterrojnë!
Se je Diell, që ëndrrat ngjall, u jep jetë;
Rron për njerëzimin, me atë, prore flet!
Se kryetrimi, përse rron, e din historia;
Rron Enveri përjetësisht, se rron lavdia!
Rron ku legjendarët, kreshnikët rrojnë;
Atdhe e komb, n’zemra i përjetësojnë,
Në thepa malesh, shqipet ngrenë fole;
E Enverit fole, ka emrin, ‘Mëmëdhe’!
Aty lindi, shkëlqeu, legjendar Skënderi;
Aty, në qiej lavdie, lart u ngjit Enveri!
Shkëmb stralli, që nxjerr flakë e prush;
Me Ty shaka s’bëhej, e dinte çdokush.
Dridhej ‘Perendimi’, ‘polar ariu’ nga Ti;
Me vete popujt pate, luftonit për liri!
Antivirus ishe Ti, për botën mbarë;
Shqiptar i vertetë, ishe dhe legjendar!
Historia Ty të njohu, tribun e kapedan;
N’qiell të njerëzimit, ishe, je flakadan!
E trishtuar historia pa Ty, me veten flet;
Të thella mendja, fjala Jote, për të si det.
Të nderon ajo, n’përjetësi s’të harron!
Faqeve të lavdisë, emrin ta ndriçon!
Zgjodhe Ti për fole, Atdhelavdinë;
Ndaj si qiri, Ti u trete për Shqipërinë!
Suferinat, dritën Tënde dot s’e fiken;
Aq sa ‘munden’, Diellit t’ia fikin dritën!
Ti je Diell i vertetë, tret re, shuan rrufe;
Zgjon Botën mbarë, ta lind ‘Botën e Re’!
Epokali mbinjerëzor, gjeniu fitimtar;
Në Flamur, Ti me shqipen, të pandarë!
Pa Ty ai simbol, krye s’ngre, as valëvitet;
Prej turpi kryeulur, dergjet, përpëlitet!
Sa në dorë e mbajte Ti, ai sharm lavdie;
Një rrahje pat zemra juaj, ish’ shqiptarie!
Ah Enver, veç dy fjalë për politikën;
Pas shpine, ajo ngulur na e ka thikën!
O sa turp! Bën ajo sot, punën e djallit;
T’kombit interesa, nxjerr n’mes t’pazarit!
Kulisash, matrapazja, shet e fal Atdhe;
I rëntë rrufeja, por, ajo s’bie në halѐ!
Dy anëve të Drinit, politika tollovi;
Sheshit, fytyrë e saj – antishqiptari!
Votojmë ne, tallet bota me tonat vota;
Se padronit s’i pëlqen, ngelëse ‘nota’(!)
Se fiton populli, në kosh, votë e tij;
Tradhtia politike, rrëzon dhe qeveri!
Politika, veç pak po qe kombëtare;
I sulet tradhtia, e bën atë ‘batare’!
Vetë të vendosim, sot na quhet krim;
T’vendosurit vetë, krimit i jep ndeshkim!
Sot, për popull e Atdhe, vendos krimi;
Voto si të duash, i atij, përfundimi!
Tonat troje, s’po i lënë të bashkohen;
Ata që na ndanë e që, as pendohen!
Tash atyre, politika vënë n’sherbim;
Në borxhe na zhyten, mjerë kombi im!
‘Miqtë’, bash si armiq, na kërcënojnë;
Se duam vetëvendosje, na ndëshkojnë!
Më fal Enver, për çfarë të tregova;
Sa herë me Ty fola, s’u pendova!
Me Ty flisnim, sy e veshë na degjoje;
Sot fare s’ndjen, politika e dalë boje!
Të pamë, gju më gju, përherë me popull;
Zemerhapur, nga Valbona deri n’Dropull.
Sa flisje Ti, Tomorri i lashtë lunate vendi;
N’dritë kthehej Drini, rridhte ari e argjendi!
Shqipërinë kala e bëre, shkëmb graniti;
Sa qe Ti n’ballë t’saj, vdekjen gjet armiku!
Flisje Ti, ia ndizje ëndrrat kombit mbarë;
Dridhej nga Ti, shovinizmi kundërshqiptar!
Sot shovenët, duan prapë të na kafshojnë;
Kufijtë na i vënë e ne, veç i votojmë.
Për karrige, tërë çakenjtë n’front me ujqër;
S’kanë Adhe, pjellë i ka, e njëjta bushtër!
Atdhe, Komb, Ideal, trinom që s’e tradhtove;
Ata, Zoti Yt, iu fale, iu përkushtove!
Sa herë n’gjunj para Nënës, ajo t’bekoi;
Si Mujit zana, shpirt e zemer t’i forcoi!
Dallgë e baltës, vlon e zien botës mbanë;
Miliona derdhen kundër Teje, ekranet çan.
Ende fuqia Jote e tmerron, ndaj zien,vlon;
Se kurrë me Ty s’ia doli, vjell, turfullon!
Se i gjallë, kreshnik ishe, sot, ylli mbi re;
Vigani kryemal, kreshtëkrenar përmbi dhѐ!
Mbahet kombi në Ty sot e, n’jetë e mot;
Me shpatë rrugën çave, pushkën pate, top!
* * *
Enver, para Teja, një herë jam betuar;
Rrugës Tënde lavdimadhe, për të marshuar!
Qenja ime, asaj rruge, me vlera mbruhej!
Ndaj më ndje, Enver, n’se s’munda t’bëj sa duhej;
Penduar s’jam, me vetëdije tek Ti besoj;
Sa herë me Ty flas, mendjen e freskoj.
Dritë buron Ti e, mua ma kthjell mendimin;
Në zemer prore t’kam, Ti ma rrit besimin!
Stuhi frynë, si të çmendura u versulen;
Me Ty n’zemer, nga llogorja dot s’më shkulen!
Të turpëruara, se s’na munden, ato iken;
Me Ty, s’më verbon terri, Ti, ma jep dritën!
Ballë t’keqes, qendrestar, s’u ligështova;
Ishe Ti shkollë e shkollës, n’Ty mësova!
Prore lidh me Ty, si pisha me rrënjë n’gur;
Më mban të mos bie, je gjeni, o kryeburrë!
Pa mbarim të flas e shkruaj, borxh të mbetem;
Se Epoka Jote, kryevlerë bëri jetën.
Ndaj nuk resht, prapë të marr dritë nga Ti;
Veç drita Jote, ne na ndriti, me lavdi !
Vrapon koha, i saj Ti, flakërues drite;
Epokë bëre, brenda saj majash na ngjite!
S’ndalon, koha rend, i saj Ti, je krenari;
Lum kombi, mëmëdheu, që sy, të patën Ty!
Rron dhe Ti, se rrojnë luanët në kujtesë;
Vdekja dot s’të vrau, as dheu Ty, nuk të tret!
Sa herë pranvera vjen, çel dritën Tënde;
Se Ti, Komb e Atdhe, një zemer, një mendje!
I qetë pusho, Enver, Ti lavdimbuluar;
Në t’kombit jetë, aty Ti, n’lavdi mbuluar!
Në yllësi të shqiptarisë, i jetës Diell;
Në zenite historie, ndriçon Ti në qiell!
Shkuan pranverat, plot tridhjetë e pesë;
Me zemer me Ty, lidhur kombi me besë!
Të pati, të ka Atdheu Ty, yll në ballë;
Përjetësisht, brez pas brezi t’qofshim falë!
Gjithë ku flitet, shkruhet, e bukura shqipe;
N’palcë të Kombit, emri Yt, burim drite!
Ti, në të Kombit flamur, gjak, nder, krenari;
Tënden dritëmendje, e mban Kombi në sy!
Do t’valojë Flamurshqipja, n’maja lavdie;
Enver, Komb, Atdhe, kyemaja krenarie!
Ti, Diell Galaktike, yni balsam jete;
Se besnik, Kombatdheut, Enver, i mbete!
Tiranë, më 11.04.2020.