leoni

Kryetari Latifi ka vizituar vendin e ngjarjes ku janë dëmtuar pllakat e varrezave të qytetarëve Rom, Ashkanli dhe Egjiptas

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga deputetët përfaqësues të komunitetit Rom, Ashkanli dhe Egjiptas, Veton Berisha, Elbert Krasniqi, Albert Kinolli, zëvendësministrin e Bujqësisë Erxhan Galushi dhe shefin e ZKK-së në Rahovec Lendrit Qeli, kanë vizituar vendin e ngjarjes ku janë dëmtuar pllakat e varrezave të qytetarëve Rom, Ashkanli dhe Egjiptas, në mesin e tyre edhe pllaka e varrit të një shqiptari. Solidarizohemi dhe bashkëndiejmë me familjarët të cilët po përballen me këtë akt të ulët të vandalizmit dhe përdhosjes, njëkohësisht i ftoj organet e rendit të bëjnë zbardhjen e rastit dhe autorët e kësaj vepre të shëmtuar, të përballen me drejtësinë dhe të marrin dënimin e merituar, ka thënë kryetari Latifi. Gjithashtu, janë njoftuar se Komuna e Rahovecit do të formojë një komision për vlerësimin e dëmeve dhe në bashkëpunim me Zyrën Komunale për Kthim dhe Komunitete, do të shqyrtohen të gjitha mundësitë për sanimin e këtyre dëmeve, e gjithë kjo me kapacitetet buxhetore që ne kemi dhe donatorët e mundshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …