Franca ka regjistruar një rënie të ndjeshme të viktimave ku u shënuan brenda 643 viktimave, 344 më pak se dje ku 987 persona humbën jetën nga COVID-19. Zyrtari i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë, Jerome Salomon deklaroi se Franca e ka kaluar tashmë pikun, por pandemia mbetet ende aktive. Ai u shpreh i impresionuar se si popullata është ndërgjegjësuar dhe po e lufton duke theksuar se në këtë fundjavë me diell është shumë e rëndësishme që qytetarët të qëndrojnë mbyllur në shtëpi për të shpëtuar sa më shumë jetë. Ndërkohë Franca shënon 13 mijë e 832 viktima në total nga COVID-19 teksa i është bashkuar vendeve si Spanja apo Italia që shënojnë rënie në shifra. Problematike në Europë mbeten Britania dhe Zvicra me rritje të shifrave të viktimave.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …