Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Besnik Bislimi kanë pritur në shtunën në takime të ndara ambasadorët e QUINT-it dhe vendeve tjera në Kosovë. Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media, teksa u tha se takimi u mbajt për shkak të situatës së krijuar me përhapjen e koronavirusit në Kosovë. Në këto takime, kryeministri në detyrë i njoftoi ambasadorët mbi situatën në vend pas përhapjes së virusit COVID-19 dhe masat e ndërmarra deri më tani nga Qeveria. Theks i veçantë u vë mbi pakon fiskale emergjente të hartuar nga Qeveria në detyrë. Ambasadorët dhanë vlerësimet e tyre pozitive për punën e Qeverisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës në ballafaqimin me pandeminë COVID 19, dhe në të njëjtën kohë shprehën gatishmërinë dhe vullnetin për ta ndihmuar Republikën e Kosovës në çfarëdo forme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …