Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e quan banalitet marrjen e vaksinave nga politikanët e rinj e të shëndoshë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti fton qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, iu është drejtuar nëpërmjet rrjetit social qytetarëve pasi që kryeqyteti zyrtarisht është karantinuar. Ahmeti ka apeluar sërish që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi pasi që ditët në vijim janë më të vështira. Të gjithë banorët e Prishtinës, që janë jashtë Prishtinës, sotmund të kthehen deri në orën 17:00. Sipas Ahmetit, Ministria e Tregtisë është duke punuar në një listë bashkë me MSH-në, ku disa biznese, apo punëtor, do të kenë të drejtë të lëvizin gjatë kohës së karantinës. Ai theksoi se edhe nesër 12 prill, vlen kufizimi i lëvizjes. Ahmeti poashtu falënderoi qytetarët që kanë respektuar rekomandimet si dhe tregoi se personat e infektuar sot janë të izoluar. Ai mes tjerash tregoi se nga e hëna në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë mund të merren masa të reja për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Liria që e gëzojmë është vepër e gjakut dhe sakrificës së luftëtarëve çlirimtarë, Dëshmorëve dhe Martirëve

Prilli i vitit 1999 shënon një ndër muajt më të dhimbshëm për shumë familje nga …