Kryetari Begaj, falënderon të gjithë donatorët që po përkrahin Malishevën

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, edhe njëherë ka falënderuar të gjithë donatorët, si shoqatat, fondacionet, kompanitë dhe personat tjerë humanitar, të cilët në këto ditë i kanë qëndruar pranë Komunës së Malishevës, përmes sjelljes së donacioneve të ndryshme, duke filluar nga ushqimet, e deri në mjete mbrojtëse. “Solidariteti si virtyti më i lartë i popullit shqiptar, edhe në këtë situatë pandemie, është duke u treguar në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi që nga dita e parë kur Malisheva është futur në karantinë, shumë humanistë, kompani, fondacione e shoqata, në vazhdimësi e kanë përkrahur popullatën e Malishevës dhe institucionet, prandaj në emër të Komunës së Malishevës, i falënderoj të gjithë ata që na kanë përkrahur dhe na janë gjetur afër”, tha kryetari Begaj, duke i falënderuar të gjithë donatorët. Donatorët, e javës së fundit që kanë sjellë donacione për Malishevën, përmes shtabit komunal janë: Furra “Pashtriku”- nga 50 bukë në ditë, Hajrush Kavaja – 1000 kg miell, rentacar “Gashi” – 700 kg miell, Islamic Relief Kosova – 90 pako ushqimore dhe 2250 kg miell, Fondacioni “Labinot Tahiri” -100 pako ushqimore, Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”-100 pako ushqimore dhe 2500 kg miell, kompania “Geomineral SH.P.K” -5000 euro ushqime, mërgimtari nga Shkoza, Muhamet Bytyqi (Gjermani)- 2000 euro ushqime, Reshit Sylë Gashi-200 kg miell, ASB (Dafina Hoxha)-500 maska, Hajrullah Kryeziu – 360 dorëza, Art-Teks-600 maska dhe 600 kapela, Istref Krasniqi-80 maska dhe kompania “Zona Park”- dezinkfetim të objekteve të personave të prekur me COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …