Një delegacion i Nismës Socialdemokrate në përbërje të deputetit Endrit Shala, anëtarëve të Kryesisë, Skender Reçica dhe Mevludin Krasniqi, kanë takuar Berat Rukiqin, drejtor i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Arian Zekën drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Në këtë takim është diskutuar për gjendjen aktuale në vend, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë pas situatës së krijuar me pandeminë. Zyrtarët e Nismës në këtë takim, kanë thënë se mirëpresin dhe mbështesin propozimet e odave ekonomike që kanë për qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë pas kalimit të virusit COVID-19. Fokusi i këtij takimi ishte edhe diskutimi për hapat emergjent që duhet të merren në mënyrë që të mos kemi kolaps ekonomik. Po ashtu në këtë takim është diskutuar për rolin e Kuvendit në zbutjen e ndikimit të krizës, përkrahjen e sektorit privat dhe masat tjera përcjellëse.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …