Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, ka thënë se shteti i tij asnjëherë nuk ka pasur një qëndrim armiqësor ndaj Kosovës, por duhet të shohë një marrëveshje të dakorduar në mes Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrë që të rishqyrtojë pozicionin e saj. Kostilnik ka treguar se a ia ka mbyll telefonin Lajçak kryetarit të Kosovës z. Hashim Thaçit dhe se a do ta njohë Sllovakia pavarësinë e Kosovës, nëse Kosova nuk arrin marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Derisa ka dhënë detaje për projektin për ta luftuar përhapjen e virusit COVID-19, të cilin ky shtet ia ka dhënë Kosovës, ai ka thënë se Sllovakia e konsideron Kosovën si një pjesë të rajonit me perspektivë evropiane dhe se vendi i tij ka përqafuar një politikë konstruktive përballë Kosovës
Kontrolloni gjithashtu
Prokuroria Speciale ka filluar hetimet për 1 mijë e 700 tenderë të lidhur me procedurë të negociuar pa publikim për kontratë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimeve se Prokuroria Speciale …