James Hooper

James Hooper: Albin Kurti, lejoi që marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të rrezikohen nën udhëheqjen e tij

Diplomati i njohur amerikan, James Hooper thotë se për qeverinë amerikane, çështja më e rëndësishme është një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do t’i jepte fund konfliktit ndërmjet të tyre. Por, kryeministri Kurti, ka saktësuar ai, ju kundërvu kësaj çështjeje dhe qeveria amerikane e ka parë atë si pengesë. “Dhe ajo që ndodhi është se ai lejoi që marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të rrezikohen nën udhëheqjen e tij. Tani ai është i brishtë përballë akuzave dhe mendoj se janë akuza të drejta, se ai keqmenaxhoi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Mendoj se në Kosovë ka shumë gjera që udhëheqësit mund apo nuk mund t’i bëjnë dhe mund të kritikohen apo jo, por me sa marr vesh unë, marrëdhëniet me Amerikën janë shumë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, sikundër që mendoj se situata në Kosovë është e rëndësishme për qeverinë amerikane”, tha zoti Hooper. “Realiteti është se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënie të posaçme. Kosova ekziston sot si vend i pavarur në masë të madhe për shkak të Shteteve të Bashkuara, për shkak të udhëheqjes sonë, për shkak të ushtrisë sonë, për shkak të diplomacisë sonë. Ne jemi krenar për këtë. Mendoj se qytetarët e Kosovës janë krenar për këtë po ashtu”, thotë zoti Huper, duke theksuar se ka pasur shumë zyrtarë amerikanë që ishin të brengosur se Kosova e ka mbështetur veten për muri me qëndrimin e saj kundrejt tarifave prej 100 për qind ndaj Serbisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …