Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, e ka quajtur dorëzim të Kurtit, konferencën e mbajtur sot nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se për disa javë në Kosovë ka politizim për masat që duhej të ndërmerreshin për parandalimin e shpërndarjes së pandemisë COVID-19. Ai thotë se ideja për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme erdhi së pari nga LDK-ja, partneri qeverisës i koalicionit me Vetëvendosjen, duke shtuar se Albini Kurti, si çdo gjë dhe çdo herë në Kosovë e politizoi edhe këtë herë, në ekstrem edhe këtë masë më njerëzore për ruajtjen e jetës së njerëzve. Sipas Bytyçit “në vend që Kurti të përcillte mesazh sigurie dhe vendosmërie, të dielën, ai shpalli dorëzimin e tij të turpshëm, duke e bartur tërë përgjegjësinë tek ministria e shëndetësisë”. Ai ka thënë se Kurti dorëzohet çdo herë kur situata është e rëndë. Sipas tij, ai sonte shpalli dorëzimin, mu në mes të betejës.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …