Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës që të shqyrtojë mundësitë e lirimit të përkohshëm të një pjese të të burgosurve në kohën e pandemisë së COVID-19. Haxhiu, në një letër drejtuar këtij Komisioni, ka kërkuar që gjatë seancës së Kuvendit e cila mbahet nesër, të shqyrtohen mundësitë dhe të gjendet një zgjidhje e përbashkët në të mirë të pjesës së shoqërisë “që janë të privuar nga liria gjatë gjendjes emergjente”. “Në adresë të Ministrisë kemi pranuar shumë peticione nga të burgosurit lidhur me mundësitë e lirimit të përkohshëm të tyre por po ashtu edhe kërkesa nga organizatat që monitorojmë institucionet korrektuese siç janë KMDLNJ, QKRMT, si dhe Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare”, thuhet në këtë letër.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …