leoni

Vazhdon ndalimi i qarkullimit nga ora 17:00 deri në ora 06:00 të mëngjesit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pranuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me orarin e ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe veturave private. Sipas këtij vendimi vazhdon ndalimi i qarkullimit të qytetarëve dhe veturave nga ora 17:00 deri në ora 06:00 të mëngjesit. Edhe gjatë periudhës kohore të lejimit të lëvizjes, Kryetari Jashari, apelon shumë që mos të lëvizni pa nevojë por vetëm kur keni për t’u furnizuar me produkte ushqimore dhe atë vetëm një familjar dhe i pajisur me masa mbrojtëse e dezinfektuese. “Kështu duke qëndruar në shtëpi ne ruajmë shëndetin tonë, të familjarëve dhe miqve që na rrethojnë. Qëndro në shtëpi, për ty dhe të tjerët që i do dhe të duan!”, ka thënë Kryetari Jashari.

Panik JO, Kujdes PO!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …