Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut është e gatshme të ndihmojë Kosovën në rast nevojë, në përballimin e gjendjes emergjente të krijuar si pasojë e përhapjes së Covid-19. Ministrja Radmila Shekerinska i ka thënë sot ministrit të Mbrojtjes, Anton Qunit, që është e gatshme të vë në dispozicion shërbimet e njëjësisë Atomike, Kimike e Biologjikë për Kosovën. Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni sot ka zhvilluar telefonatë me homologen e tij, Radmila Shekerinska, të cilës i ka thënë se FSK është e gatshme të ndihmojë Maqedoninë e Veriut me kapacitetet e specializuara që i ka në gatishmëri, njofton Ministria e Mbrojtjes në Kosovë. Tutje thuhet se Quni e ka njoftuar homologen e tij për situatën aktuale në Kosovë, masat që kanë marrë nga qeveria në përballimin dhe menaxhimin e situatës.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …