Komuna e Vitisë përgatitët për orarin e ri të qarkullimit që hynë në fuqi nesër

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Vitisë, ka analizuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për orarin e ri të qarkullimit të qytetarëve si masë parandaluese kundër virusit pandemik COVID-19, i cili hynë në fuqi me 15 prill. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili edhe kryeson këtë komitet ka thënë se kjo komunë do të zbatoj në përpikëri edhe këtë vendim dhe në koordinimin me mekanizma të tjerë relevant do të jenë në shërbim të qytetarëve në mënyrë që ata edhe në këtë situatë të lëvizjes së kufizuar të mund të marrin shërbimet e domosdoshme. Kapiten Afrim Halili, Komandant i Stacionit Policor në Viti, i cili edhe morri pjesë në këtë takim shprehu gatishmërinë e tij dhe të policisë që të bashkëpunoj me Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe kërkoj që qytetarët të respektojnë orarin e ri të lëvizjes. Ky komitet ka diskutuar mundësitë dhe mënyrat si dhe aspektin ligjor të pajisjes së kategorive të caktuara me leje të qarkullimit brenda territorit të komunës së Vitisë. Kryetari Haliti ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët sepse nga nesër qarkullimi do të jetë më i vështirë por ka kërkuar nga ta që të ju përmbahen orarit të ri të lëvizjes që është vendosur nga niveli qendror për të ruajtur shëndetin publik. Po ashtu gjatë këtij takimi është biseduar edhe për shpërndarjen e ndihmave të cilat i ka pranuar ky komitet për qytetarët me gjendje të renduar financiare. Ndërkaq sot do të vazhdohet me klorifikimin e rrugëve në disa lokalitetet të komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …