DR.LUL RAKA “TANI MË SHUMË SE KURRË KEMI NEVOJË TË QËNDROJMË BASHKË

Pas rasteve te para me koronavirus në Han të Elezit, Dr. Lul Raka që nga mëngjesi vizitoi komunën e Hanit te Elezit ku u prit nga kreu i komunës Rufki Suma dhe stafi tjetër përgjegjës i kësaj situate pandemie. Dr. Luli u interesua për gjendjen e qytetarëve te infektuar dhe dha rekomandimet e tija se si duhet te sillemi ne raport me situatën. Kryetari Suma vlerësoi kontributin e dr. Lul Rakës që po jep në këto ditë të pandemisë përmes paraqitjeve të tija në media por edhe duke vizituar drejtpërdrejti zonat e prekura nga kjo epidemi. Unë, bashkë me të gjithë kolegët e mi në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor nuk do të ju lëmë kurrë vetëm, në asnjë rrethanë e me asnjë çmim. Tani më shumë se kurrë kemi nevojë të qëndrojmë bashkë! Së bashku deri në fitore. Ishte mesazhi i  DR.LUL RAKA.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve bllokohen përkohsishtë rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj, facebook, njofton qytetarët se, …