Vetë nuk mbushet thesi
Të gjithë të bashkuar si kurrë më parë,
qeverisë së rrëzuar pushtetin me ia marrë,
s’na ndalë kushtetuta e lëre ma korona
t’u shkojmë deri në fund synimeve tona !
Ju që erdhët në pushtet me veze e me tym,
në rrugë e në Kuvend kërkonit bashkim,
mashtruat pleq, mashtruat rininë I?
Koha e qeverisjes tashmë ju ka ikur,
Mjeshtërinë për pushtet nuk e keni ditur !?
Pesëdhjetë ditë me ju , na u duken një shekull
sikur mizës së lodhur , duke “brejtur” hekur.
Dje, s’na bashkoi lufta, sot , na zgjoi interesi,
mulliri është ndalur, vetë nuk mbushet thesi !
Dilbeek , më 10 prill 2020