Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku është folur për situatën e krijuar në vend, pas masave të reja të ministrisë së Shëndetësisë si dhe për zhvillimet në seancën e sotme të Kuvendit. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza duke folur për projektligjet e sotme të propozuara nga PDK të cilat nuk u hodhën në votim, ka thënë se Kuvendi nuk i ka respektuar praktikat e mëhershme, në të cilat sipas tij ka pasur edhe votime të tjera në formë të ngjashme. “Ka pasur raste në seancat e kaluara kur janë futur me mocion ligjet, dhe janë votuar ato. Ky është interes nacional i vendit sepse ne jemi vonu. Në votimin e buxhetit kemi pasur raste të konfirmuar me koronavirus, mirëpo nuk janë ndarë fonde për përballimin e pandemisë. Nuk ka mundësi që një pjesë e madhe e masave të jenë të implementueshme pa krijimin e bazës legale. Insistimi jonë ishte që të hedhet në votim mocioni procedural, ku njëri është ligj i veçantë që nuk e ndryshon projektet brenda buxhetit, dhe tjetri ka qenë plotësim ndryshimi i ligjit për menaxhimin e financave publike”, ka thënë Hamza.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …