Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, me shumicë votash e ka mbështetur propozimin e kryetarit të partisë, Isa Mustafa, për të marrë “mandatin për formimin e Qeverisë, nëse ky mandat ofrohet duke ndjekur procedurat kushtetuese dhe të bëjë përpjekje për të formuar qeverinë në koalicion me AAK-në, Nisma Socialdemokrate-AKR dhe komunitetet”. Në letrën e që Mustafa ia ka dërguar KP të LDK-së, shihet se nga 124 anëtarë sa ka ky Këshill, këtij propozimi i janë përgjigjur 114 anëtarë, nga të cilët 108 janë shprehur pro një propozimi të tillë. “Kam nderin tu njoftoj se deri në përfundim të afatit të shprehjes së qëndrimit tuaj, sot më 14 prill 2020 në ora 16:00, në pyetjen e shtruar: A pajtoheni që LDK ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë, në qoftë se ky mandat ofrohet duke ndjekur procedurat kushtetuese dhe të bëjë përpjekje të formojë Qeverinë në koalicion me AAK-në, Nismën dhe komunitetet, nga 124 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 114 anëtarë të prej tyre 108 janë shprehur pro, 6 janë shprehur kundër dhe 10 nuk janë përgjigjur”, ka thënë Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …