Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga diaspora që ta ndihmojnë qeverinë me mjete financiare, për ta kaluar më lehtë situatën e krijuar nga koronavirusi në Kosovë. Kurti ka njoftuar se qeveria ka hapur një llogari të veçantë, dedikuar menaxhimit të pandemisë. Sipas tij, të gjitha mjetet do të shkojnë në mbështetje të të gjitha aktiviteteve të ministrive, të cilat kanë nevojë financiare shtesë për ta zvogëluar ndikimin e pandemisë në sektorin e caktuar. Lidhur me këtë zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka bërë të ditur se brenda një dite mërgata ka dhuruar rreth 100 mijë euro në fondin emergjent. “Mërgata për një ditë afro 100 mijë euro për fondin emergjent. Ajo solidarizohet si gjithnjë me vendlindjen dhe beson në qeverisjen e re. Po ashtu i jep përgjigje cinikëve që s’besojnë asgjë dhe kukasin gjithandej”, ka bërë të ditur ai.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …