Punëtorët e ndërmarrjes “Trepça” protestojnë sot para minierës në Stën-Tërg për mos marrjen e pagave

Punëtorët e ndërmarrjes “Trepça” protestojnë sot para minierës në Stën-Tërg për mos marrjen e pagave

Diku rreth 400 punëtorë të ndërmarrjes “Trepça” janë duke protestuar para minierës në Stën-Tërg për shkak se thonë që nuk kanë marrë pagat e tyre. Punën me këtë kërkesë ata e kanë bojkotuar që nga e premtja edhe pse në pandemi janë të ndaluara tubimet e tilla. Kryetari i Sindikatës, Gani Osmani ka deklaruar se do të rrezikojnë edhe shëndetin e tyre derisa të ketë diçka konkrete lidhur me kërkesat e tyre. “Jemi duke protestuar të gjitha ndërrimet, sot ka pas të dalë para neve kryeshefi me staf të tij por deri tani nuk kanë ardhë. Ne e kemi rrezikuar jetën, kemi punuar në kushte të jashtëzakonshme dhe nuk ka paga për neve. Këtu do të qëndrojmë derisa t’i marrim pagat”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …