Këshilli për Mbrojtjen e të drejtave e të lirive të njeriut ka kërkuar që me urgjencë të lirohen të dënuarit që i plotësojnë kushtet për shkak të pandemisë. “Pas shpërthimit të pandemisë COVID -19 në Kosovë, KMDLNj, menjëherë ka kërkuar masa shtesë për ruajtjen e shëndetit të personave të privuar nga liria dhe stafit korrektues, administrativ dhe shëndetësor të burgjeve si dhe hartimin e një liste prioritare të atyre të dënuar që do të liroheshin, që do të kishin ndërprerje të përkohshme të dënimit”, thuhet në reagim. KMDLNj thekson se është habi dhe nonsens që Komisioni për Legjislacion nuk e ka shqyrtuar kërkesën për ndryshimin e ligjeve, por anëtarët e tij nuk kanë pranuar as të takohen me Ministren e Drejtësisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …