Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës kërkon që të largohet masa për kufizimin e lëvizjes pas orës 22:30

Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon nga MEPTINS-it t’i lejojë punimet në investimet infrastruktore

Asociacioni i Komunave të Kosovës sot i ka drejtuar një kërkesë Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Investimeve, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Me anë të kësaj letre është kërkuar lejmi i punimeve të Komunave në investimet infrastruktore dhe të mirëmbajtjes së shërbimeve Në këtë kërkesë thuhet: “Në kuadër të masave kundër përhapjes së pandemisë Covid-19, janë publikuar edhe kodet e veprimtarive që lejohen dhe ndalohet puna në këtë kohë të emergjencës shëndetësore. Me këtë rast, Komunat e Kosovës kanë disa projekte në zhvillim e të cilat kanë nisur me herët, sic janë investimet kapitale, investime në infrastrukturë, ndërtimtari dhe mirëmbajtje e të cilat sipas Urdhëreses së MEPTINS-it janë të ndaluara. Këto aktivitetet të qeverijes lokale që nuk dallojnë nga logjika me i lejuar prodhimet ku punojnë shumë veta kokë me kokë e me e ndaluar ndërtimin dhe projektet tjera infrastrukturore të komunave.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …