GJIMNAZI „KUVENDI I JUNIKUT“ SUKSESSHËM ZHVILLON MËSIMIN NË DISTANCË

Personeli arsimor në Gjimnazin „Kuvendi i Junikut“ fal angazhimit të tyre suksesshëm po zhvillon mësimin në distancë. Mësimi në distancë po zhvillohet përmes platformave të ndryshme dhe takimeve virtuale online si: google classroom, zoom, viber, whatsapp, faqeve personale të mësimdhënësve e forma të tjera praktike, që të mbushin sa më shumë zbrazëtirën e të mësuarit në objekte shkollore. Metoda e të mësuarit online po tregon rezultate shumë të mira dhe që të dy palët edhe mësuesit edhe nxënësit janë shumë të kënaqur me punën që po bëhet. Komuna e Junikut falënderon personelin arsimor dhe nxënësit për angazhimin dhe disciplinën në punë dhe mësimnxënje.

#rriNshpi

Kujdesu për vetën dhe të tjerët!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit, me 1 maj shënon 35-vjetorin e Kuvendit Historik të Pajtimit të Gjaqeve “Verrat e Llukës”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Hajdar Sutaj …