Veseli: Të moshuarit janë lënë anash nga kujdesi shtetëror, ata janë më të rrezikuarit nga koronavirusi

Veseli: Të moshuarit janë lënë anash nga kujdesi shtetëror, ata janë më të rrezikuarit nga koronavirusi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar të mërkurën një bisedë telefonike me kryetarin e shoqatës së Pensionistëve Invalidor të Punës, Hamdi Tashollin si dhe me kryetarin e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazin. Kjo bisedë telefonike është zhvilluar për t’u informuar për gjendjen dhe nevojat aktuale të pensionistëve të Kosovës. Veseli ka theksuar se në këtë kohë pandemie të moshuarit janë lënë anash nga kujdesi shtetëror. Sipas tij ata janë më të kërcënuarit nga sëmundja e koronavirusit dhe vuajnë nga mungesa e barnave, lirisë së lëvizjes si dhe nga ngarkesa e tepërt psikologjike.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …