Eliminohen mbi 30 deponi në 30 fshatra të Komunës së Skenderajt

Ka vazhduar largimi i deponive ilegale të mbeturinave në Komunën e Skenderajt.

Që nga data 7 prill kur edhe ka filluar ky aksion, janë eliminuar mbi 30 deponi në 30 fshatra të Komunës së Skenderajt. Deponitë e larguara i takojnë bashkësive lokale të Qirezit, Likocit, Klinës, Runikut dhe Polacit. Ndërsa në ditet në vijim do të bëhet edhe eliminimi i deponive të tjera në fshatrat e mbetura. Të dashur qytetarë, këto vende janë duke u pastruar për të disaten herë, andaj ju lutemi shumë që të bashkëpunoni me Inspektoriatin Komunal, për denoncimin e personave të pandergjegjshëm, duke kontaktuar në tel: +383 45 189 300.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, apelon qytetarët që të ruajnë ambientin dhe natyrën tonë duke mos hedhur mbeturina vend e pa vend.

Bashkë për një mjedis të pastër!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …